Ndryshimi i furnizuesit

Procesi i ndryshimit të furnizuesit është i definuar në Rregulloren për Furnizim me Energji Elektrike, e krijuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë.

Përderisa dëshironi t’a ndryshoni furnizuesin tuaj të energjisë elektrike, është e nevojshme të parashtroni deklaratë deri te furnizuesi i ri, me anë të së cilës do të kërkoni të furnizoheni me energji elektrike prej tij. Në deklaratë duhet të shënoni datën prej kur dëshironi të fillojë furnizimi nga ana e furnizuesit të ri, me çka data e ndryshimit të furnizuesit patjetër të jetë dita e parë e muajit kalendarik. Së bashku me deklaratën jeni të obliguar të bashkangjitni edhe kopje të faturës për shfrytëzim të sistemit distributiv ose kopje të faturës për furnizim me energji elektrike nga furnizuesi i instancës së fundit.

Furnizuesi i ri e fillon procesin 60 ditë paraprakisht, ndërsa jo më vonë se 23 ditë pune para datës së ndryshimit të furnizuesit.
Ndryshimi i furnizuesit bëhet vetëm në ditën e parë të muajit kalendarik.

Konsumatori, pas fillimit të procedurës për ndryshim të furnizuesit në çdo moment mund të heqë dorë nga kërkesa për furnizim, me çka do të ndërpritet procesi për ndryshim të furnizuesit, por jo edhe pas ditës së vlefshmërisë së kontratës me furnizuesin e ri.