Lidhja e prodhuesve

Qëllimin tuaj për investim në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme e konsiderojmë si hap pozitiv dhe korrekt ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit të shëndetshëm jetësor.

Si investitor i prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, në qoftë se fitoni statusin e prodhuesit preferencial në pajtueshmëri me ligjin, keni të drejtë shfrytëzimi të tarifës preferenciale për prodhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, e përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Para se të fitoni të drejtën për shfrytëzim të tarifave, patjetër duhet t’i siguroni licencat dhe autorizimet e nevojshme dhe të lidheni në rrjetin distributiv të Elektrodistribuimi.

Ne jemi partneri juaj në sigurimin e lidhjes për objektin prodhues në rrjetin distributiv.

Kërkesë për aprovim të lidhjes për prodhuesit distributiv (MK)

Kërkesë për lidhje në tension elektrik (MK)