EVN Maqedoni e ka rritur kapacitetin e trafostacionit Aerodrom

EVN Maqedoni e ka lëshuar në përdorim fushën e re të transformatorit prej 110 KV dhe daljen e re (10 (20) kV), në komunën e Aerodromit. Me zgjerimin e trafostacionit ekzistues "Aerodrom" (110/10 KV) është rritur kapaciteti për një të tretë dhe janë hapur mundësi për kyçjen e konsumatorëve të rinj dhe për zhvillimin e industrisë në këtë komunë të Shkupit.

Nevoja për zgjerimin e TS 110/10kV "Aerodrom" është paraqitur nga shkaku i numrit të rritur të konsumatorëve të rinj për shkak të ndërtimit të objekteve banesore dhe afariste në lagjen Lisiçe e Re, Qendrën Rajonale dhe në Rr. "Brigada e Tretë Maqedonase".

Në daljen e re të ndërtuar do të kyçen mbi 2.000 konsumatorë të lagjes së Aerodromit, duke përfshirë edhe kompleksin e ndërtesave të kompanisë "Xhevahir Holding", qendrën sportive "Jane Sandanski", hotelin Rusia dhe një pjesë të konsumatorëve industrialë të lagjes fqinjësore Goce Dellçev.

EVN Maqedoni ka investuar 1.5 milion euro në mbindërtimin e stacionit ekzistues të transformatorit prej 110/10 kV dhe instalimin e transformatorit të tretë energjetik, zgjerimin e stacionit të transformatorit prej 110 kV dhe daljet e reja 10 kV, për nevojat e të cilave është ndërtuar edhe një ndërtesë e re. Me këtë pritet të rritet siguria, cilësia dhe besueshmëria në furnizimin e konsumatorëve në lagjen e Aerodromit. Do të lehtësohet edhe furnizimi me energji elektrike i konsumatorëve të rrugës industriale në lagjen Goce Dellçev.