Ndërprerje e furnizimit me kërkesë të furnizuesit

Furnizuesi ka të drejtë të kërkojë nga operatori i sistemit distributiv ndërprerjen e furnizimit të energjisë elektrike të ndonjë konsumatori të caktuar nëse:
  • konsumatori nuk e ka paguar faturën e dërguar brenda afatit dhe në mënyrë të përcaktuar në kontratën për furnizim;
  • kontrata ekzistuese për furnizim nuk është vazhduar ose nuk është lidhur kontrata e re me furnizuesin ekzistues ose furnizues tjetër;
  • ka mbaruar vlefshmëria e kontratës;
  • kontrata për furnizim ka mbaruar kur janë përmbushur kushtet për zgjidhje të kontratës me kërkesë të furnizuesit ose konsumatorit, të përcaktuara me Rregullat për Furnizim ose me kontratë.

Furnizuesi nuk ka të drejtë të kërkojë ndërprerje të furnizimit të konsumatorit:

  • në qoftë se konsumatori ka inicuar procedurë për ndryshim të furnizuesit në pajtueshmëri me Rregullat për Furnizim dhe
  • para se t’i zbatojë të gjitha masat për mbrojtje të konsumatorëve, të përcaktuara me ligj dhe me Rregullat për Furnizim.

Kërkesë për ndërprerje të furnizimit me kërkesë të furnizuesit (MK)