Ndryshimi i furnizuesit

Procesi i ndryshimit të furnizuesit është i definuar në Rregullat për Furnizim me Energji Elektrike, të sjellura nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë.

Furnizuesi i ri e fillon procesin 60 ditë paraprakisht, ndërsa jo më vonë se 23 ditë pune para datës së ndryshimit të furnizuesit. Kërkesat për ndryshim të furnizuesit përgatiten me ndihmë të Switching List (MK) me çka dokumentet e përgatitura (.txt) me pikat e matjes për ndryshim, dërgohen deri te Operatori i Sistemit Distributiv në formë elektronike.

Ndryshimi i furnizuesit bëhet vetëm në ditën e parë të muajit kalendarik.
Në këtë link mund të gjeni Udhëzim për ndryshim të furnizuesit (MK)

Procesi mund të ndërpritet vetëm në këto raste:

  • veçmë është filluar procesi i ndryshimit të furnizuesit ose konsumatorit;
  • informata të gabuara në kërkesën për ndryshim të furnizuesit;
  • konsumatori furnizohet nëpërmjet ndonjë konsumatori tjetër;
* Komunikimi i përgjithshëm me furnizuesit në lidhje me procesin për ndryshim të furnizuesit, realizohet përmes ftp serverit për komunikim.

Kalendari me datat e ndryshimit të furnizuesit(MK)