Çfarë është elektromobiliteti?

Elektromobiliteti si term nënkupton shfrytëzimin e energjisë elektrike për lëvizje të makinave në vend të përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Më shumë bëhet fjalë për një koncept të përgjithshëm sesa një teknologji konkrete.
Makina elektrike janë mjete transporti të cilat lëvizin me ndihmën e energjisë elektrike. Energjia elektrike ruhet në bateri, ndërsa lëvizja e këtyre makinave realizohet me anë të një ose më shumë motorëve elektrik. Bateritë mbushen përmes kabllos së lidhur në kyçje elektrike ose me anë të lëvizjes së motorit. Makinat elektrike mund të jenë automobilë, trenë, autobusë, kamionë, skuterë, trotinetë, biçikleta etj.
 
Ekzistzojnë disa lloje të makinave elektrike.
  • Makina elektrike hibride
Këto makina kanë motor karburanti dhe bateri që mbushen nga lëvizja e motorit, pa mundësi të mbushjes me anë të kyçjes në energji elektrike.
  • Makina hibride kyçëse
Këto makina kanë motor karburanti, motor elektrik dhe bateri që mbushen me kyçje.
  • Makina elektrike me bateri
Këto makina kanë motor elektrik dhe bateri që mbushen me kyçje.
 
Përfitimet nga shfrytëzimi i makinave elektrike janë të shumëfishta si për pronarët ashtu edhe për shoqërinë. 
 
Për pronarët:
  • Makinat elektrike janë më efikase se ato klasike – shpenzimet për energji elektrike janë dukshëm më të vogla se shpenzimet e lëndëve djegëse fosile.
  • Makinat elektrike janë më të lira për mirëmbajtje, kryesisht për shkak të numrit më të vogël të pjesëve të cilat tek makinat klasike i nënshtrohen servisimit të shpeshtë. Me teknologjinë bashkëkohore, prodhuesit ofrojnë edhe bateri afatgjate dhe në këtë mënyrë nuk ka dhe nevojë për ndryshim të baterive.
  • Për shkak të mënyrës së shpërndarjes së peshës së baterive si dhe probabilitetit më të ulët për zjarre gjatë ndeshjeve, numri më i madh i makinave elektrike janë më të sigurta.  
Për shoqërinë:
  • Zvogëlim të ndotjes së ajrit
Me vetë faktin që nuk përdoren lëndë djegëse fosile (ose në rastin e makinave hibride përdorin më pak), makinat kanë emetim të zvogëluar gjegjësisht 0 emetim të CO2.  
  • Zvogëlim i nivelit të zhurmës
Makinat elektrike janë pothuajse të pazëshme, kështu që në vendbanime, zvogëlimi i zhurmës e rrit nivelin e kualitetit të jetesës.
  • Shfrytëzimi i energjisë ripërtëritëse
Jetesa me makina elektrike e motivon shfrytëzimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë, të cilat në mënyrë shtesë kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit jetësor.