Elektromobiliteti me EVN

Duke i ndjekur trendet globale, EVN ndermori hapa konkret në funkcion të adaptimit më të gjërë të elektromobilitetit në Maqedoni. Parakushti më i rëndësishëm për shfrytëzim më intenziv të makinave elektrike, është ekzistimi i infrastukturës së zhvilluar të përshtatshme për mbushje. Përveç mbushjes në shtëpi, që të mund të udhëtohet në distanca më të mëdha, pronarëve të makinave elektrike ju nevojiten edhe mbushës në hapësira publike. Mbushësit është e domosdoshme të jenë të instaluar në drejtimin e lëvizjes së shoferëve dhe në distanca 100 km njëri nga tjetri.

EVN në bashkëpunim me komunat në Maqedoni, ndërtoi infrastrukturë elektrike serioze në të gjithë shtetin. Në kuadër të projektit për zhvillim të elektromobilitetit, EVN vendosi stacione të mbushjes për makinat elektrike në 20 qytete në Maqedoni. Në qytetin e Shkupit, janë instaluar më shumë mbushës të cilët përveç që janë në hapësira publike, të njejtit janë të disponueshme edhe në objekte private të frekuentuara si hotele, qendra tregtare dhe e ngjashme.

Duke filluar që tani, të gjithë pronarët e makinave elektrike nga Maqedonia dhe jashtë vendit, do të mund të udhëtojnë pa pengesë në cilindo drejtim të vendit, por edhe jashtë tij.

Shfrytëzimi i mbushësve është falas gjatë kohës së periudhës së promovimit inicues. Për shfrytëzim të mbushësve, shoferët duhet të regjistrohen për kartelë për mbushje

Synimet e EVN janë të qarta - rritje e numrit të makinave elektrike në rrugët e Maqedonisë, që do të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, zvogëlimin e zhurmës në mjediset urbane dhe mirëmbajtje afatgjate të mjedisit jetësor. EVN në kontinuitet vazhdoi ta zgjërojë dhe përmirësojë rrjetin, sidomos me rritjen e pritur të intenzitetit të përdorimit të këtyre makinave.

Më shumë informacione për projektin në broshurën për Elektromobilitet