PSHP

  1. A mund të mbushet në mbushësit e EVN një makinë hibride?
  • Makina hibride mund të mbushet në mbushësit e EVN vetëm në qoftë se bëhet fjalë për hibrid kyçës ose i a.q. “plug in”, përkatësisht në qoftë se makina ka opcion mbushjeje dhe posedon kabllo të përshtatshme me kyçje të përshtatshme (TIP 2)
  1. Cili lloj i kyçjes janë mbushësit të cilët i posedon EVN?
  • Mbushësit të cilët janë të instaluar nga ana e EVN kanë kyçës TIP 2.
  1. Çka është konektor TIP 2?
  • TIP 2 përfaqëson model të kyçjes që është i unifikuar në nivel të Unionit Evropian. Përveç TIP 2, në botë shfrytëzohen edhe lloj tjetër i kyçjeve (Type 1, Type 3,  Commando, Chademo, CCS/ Combo, Schuko,  3 Pinsquare...)
  1. Çfarë fuqie kanë mbushësit e instaluar?
  • EVN në territorin e Maqedonisë ka instaluar 5 mbushës me fuqi prej 22 kW (për mbushje të një makine) dhe 35 mbushës me fuqi prej 2x22 kW, në të cilin dy makina njëkohësisht mund të mbushen.
  1. Në cilat lokacione gjenden mbushësit elektrik?
  • Harta e detajuar e lokacioneve këtu.
  1. Si bëhet mbushja nga mbushësit e EVN?
  • Që të mund të bëni mbushje të makinës tuaj elektrike në mbushësit e EVN, është e nevojshme të posedoni kartelë me anë të së cilës kryhet verifikimi i mbushjes.
    Udhëzime të detajuara për mënyrën e mbushjes këtu.
  1. Si bëhet pagesa e mbushjes?
  • Mbushja në mbushësit e EVN gjatë vitit të parë të programit është falas. Për ndryshimet konsumatorët do të jenë të njoftuar në kohë.
  1. Si deri te kartela e mbushjes?
  • Plotësoni kërkesë onlajn këtu ose drejtohuni në Info Qendrën e EVN (QTQ përdhesë).
  1. Kush mund të posedon kartelë të mbushjes?
  • Kartelë mund të merr cilido person fizik ose kompani që posedon makinë elektrike dhe që detyrimisht duhet të plotësojë kërkesë për lëshimin e kartelës.